Princi Leka ka ndarë me publikun fotografinë e parë pas lindjes së djalit të tij, Princ Aleksandrit.
Në imazhin bardhezi, të publikuar në rrjetet sociale, shihet Princesha Blerta duke mbajtur në krahë të porsalindurin, ndërsa Princi Leka i mban dorën bashkëshortes, duke përcjellë një moment të ngrohtë familjar.
Krahas fotografisë, u publikua edhe njoftimi zyrtar për ardhjen në jetë të Princ Aleksandrit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





