Ankesa e Demës për vlerësimin si kryeprokuror: Këshilli Prokurorial refuzon propozimin e tij

Poentimi me 89.3 pikë nga paneli vlerësues për kryeprokuror të shtetit, nuk i pëlqeu kandidatit për këtë pozitë, Atdhe Dema.

Ndonëse ishte renditur i dyti me radhë, ai u ankua për këtë vlerësim.

Në ankesën e tij ai kishte pretenduar se nuk ishte vlerësuar siç duhet për çka edhe kishte kërkuar që të shqyrtohej edhe njëherë vlerësimi për të.


- Advertisement -

Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Dardan Vuniqi, tha se ankesa e Demës, nuk përmbante prova për çka i propozoi anëtarëve që të mos e aprovojnë të njëjtën.

Pas refuzimit të ankesës së vetme që kishin pranuar, tashmë Këshilli Prokurorial pritet që të mblidhet për të votuar për emrin e njërit prej 5 kandidatëve që u intervistuan, e që emri i tij do dërgohet për dekretim tek presidentja.

Për pozitën e kryeprokurorit të shtetit në garë janë Zejnullah Gashi, Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi e Shqipdon Fazliu.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *