Ramush Haradinaj përkujton luftëtarin Shaban Lajqi: Miqësia dhe trimëria e tij mbeten të paharruara

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar luftëtarin Shaban Lajqi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar Lajqin si luftëtar të dalluar dhe mjeshtër të armatimit, duke thënë se ai mbetet i paharruar për bashkëluftëtarët dhe në historinë e luftës çlirimtare. “Shaban Lajqi – Mixha, luftëtar i dalluar, mjeshtër i armatimit, i afërt dhe i dashur për bashkëluftëtarët, mbylli sytë 20 vjet më parë, por ai mbetet gjithmonë i gjallë në kujtimet tona dhe në historinë e ditëve të lavdisë së luftës çlirimtare.

Kam pasur nderin ta kem pranë në vijat e frontit, ku me trimërinë e tij u bë mbështetje për secilin prej nesh.


- Advertisement -

Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, shkroi Haradinaj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *