Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se s’është përgjegjësi vetëm e Vetëvendosjes zgjedhja e Presidentit të vendit. “Nëse unë si fitues i zgjedhjeve, si kryetar i Vetëvendosjes, kam përgjegjësinë për formimin e Qeverisë, zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese.
Zgjedhja e presidentit është menduar që të ndodhë me një bashkëpunim me të tjerët.
Andaj edhe ne pikënisje do ta kishim një figurë konsensuale.
Pra, dikush që s’është i asnjë partie politike, dikush që është përtej polemikave të skenës aktuale”.
Ai tha se këtë profil të Presidentit e kërkon Kushtetua.
Kurti ngjashëm deklaronte edhe para zgjedhjeve kur kishte propozuar Feride Rushitin për presidente.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info



