Grupi i oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Këto programe avancuara të edukimit ushtarak synojnë zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale për planifikimin, organizimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake në mjedise komplekse të sigurisë.
Oficerët përgatiten për të marrë vendime të bazuar në vlerësime profesionale dhe për të ofruar këshillim ushtarak në proceset e planifikimit dhe përdorimit të forcës.
FSK vlerëson se kjo diplomim është një arritje e rëndësishme në zhvillimin profesional të oficerëve, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve udhëheqëse dhe operacionale të institucionit.
Diplomimi dëshmon bashkëpunimin e ngushtë dhe të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve ushtarake të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e edukimit dhe aftësimit ushtarak.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




