Will dhe Jada Pinkett Smith janë rikthyer të jetojnë bashkë nën të njëjtën çati

Pas vitesh spekulimesh për marrëdhënien e tyre, Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, thuhet se janë rikthyer të jetojnë nën të njëjtën çati.

Sipas një burimi pranë çiftit, Jada është rikthyer në shtëpinë e Will rreth dy vite më parë dhe marrëdhënia mes tyre është më e fortë se kurrë.

Will dhe Jada janë të martuar që nga viti 1997, por në vitin 2023 aktorja zbuloi se ata kishin jetuar të ndarë që prej vitit 2016.


- Advertisement -

Megjithatë, ndonëse banonin në shtëpi të ndryshme, ata nuk i dhanë fund martesës dhe vazhduan të ruanin një raport të afërt, duke u shfaqur shpesh së bashku në ngjarje familjare.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe vajza e tyre Willow, djali i madh i Will, Trey Smith, si dhe nëna e Jadas, Adrienne Banfield-Norris.

Burimi shton se Will dhe Jada kalojnë shumë kohë së bashku me familjen dhe vazhdojnë të jenë prindër të përkushtuar.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *