Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ndarë pamje nga momentet që i ka konsideruar të mrekullueshme nga festimet në Kosovë për shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Ambasada amerikane i falënderoi në një postim në Facebook të gjithë ata që festuan me ta. ‘Po ndajmë momente të mrekullueshme nga festimet në mbarë Kosovën fundjavën e kaluar, ndërsa shënuam 250-vjetorin e Amerikës.
Falënderimet tona të përzemërta për të gjithë ata që u bashkuan dhe e bënë këtë përvjetor edhe më të veçantë.
Faleminderit, Kosovë, që festove me ne!’, thuhet në postim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





