Harry Styles shënon rekord në Stadiumin Wembley dhe reflekton mbi karrierën e tij

Harry Styles është nderuar me një rekord nga Guinness World Records për serinë më të gjatë të koncerteve në Stadiumin Wembley, pasi përfundoi 12 koncerte radhazi me të gjitha biletat e shitura.

Ylli i muzikës pop ka thyer rekordin zyrtar për rezidencën më të gjatë të një artisti në këtë stadium brenda një serie të vetme koncertesh, duke lënë pas rekordin e mëparshëm të Coldplay prej 10 netësh, të vendosur në vitin 2025.

Styles, 32 vjeç, nisi pjesën londineze të turneut të tij Together, Together më 12 qershor, ndërsa koncerti i fundit u mbajt të shtunën.


- Advertisement -

Gjatë koncertit përmbyllës, ku morën pjesë rreth 80 mijë spektatorë, Styles ndaloi për të reflektuar mbi kohën e tij me grupin One Direction.

Grupi One Direction u formua në vitin 2010 gjatë spektaklit televiziv The X Factor dhe hyri në një pauzë të pacaktuar në vitin 2016.

Anëtari i grupit, Liam Payne, ndërroi jetë në vitin 2024 në moshën 31-vjeçare.

Styles u tha gjithashtu fansave se donte të ‘ndalej për një moment’ dhe të reflektonte mbi karrierën e tij, 16 vjet pasi audicioni i The X Factor ishte zhvilluar pranë Wembley-t. ‘Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, pak jashtë kësaj godine, aty pranë, u bëra pjesë e një grupi që ma ndryshoi jetën,’ tha ai.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *