Aktorja dhe këngëtarja, Vanessa Hudgens, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortit të saj, ish-lojtarit profesionist të bejsbollit Cole Tucker, përmes një postimi emocionues.
Në postim, ajo ndau një fotografi të përbashkët me bashkëshortin si dhe disa fotografi të tij.
Në përshkrim, Hudgens shkroi: ‘Gëzuar ditëlindjen njeriut që e vë botën time në lëvizje.
Do të të dua përgjithmonë, zemër.
Jo, nuk jam sërish shtatzënë, kjo është thjesht një fotografi e ëmbël’.
Urimeve iu bashkuan edhe fansat e saj, të cilët lanë komente si: ‘Çifti më i bukur’, ‘Gëzuar ditëlindjen’, ‘Njerëz të mrekullueshëm’ dhe ‘Sa fotografi e bukur’.
Kujtojmë se Hudgens në nëntor të vitit të kaluar solli në jetë fëmijën e saj të dytë me bashkëshortin Tucker.
Hudgens (36 vjeçe) dhe Tucker (29 vjeç) kanë tashmë një fëmijë së bashku, të lindur në korrik 2024.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




