Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ferit Hoxha ka deklaruar se Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade, duke kontribuar për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar.
Deklarata u bë gjatë takimit në Tiranë me një delegacion të Komisionit për Çështjet Evropiane të Asamblesë Kombëtare të Francës, të kryesuar nga Pieyre-Alexandre Anglade.
Në takim u diskutuan dinamikat aktuale të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit dhe besueshmërisë së procesit të anëtarësimit.
Hoxha rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për përmbushjen e reformave dhe avancimin në rrugën drejt integrimit evropian. ‘Me një plan të qartë, rezultate konkrete dhe ambicien për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade, Shqipëria është e vendosur të shfrytëzojë këtë dritare historike mundësie, duke kontribuar njëkohësisht në një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar,’ tha Hoxha.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




