Vatër e Re Zjarri Në Zonën e Plazhit të Tales, Forcat Zjarrfikëse Në Vështirësi

Pas zjarrit në malin e Shëngjinit, një vatër e re zjarri është shfaqur në zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales në Lezhë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe duke u përhapur me shpejtësi përgjatë vijës bregdetare.

Flakët janë favorizuar nga era e fortë, ndërsa sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë një zonë që shtrihet nga rreth 500 metra deri në afërsht 1 kilometër.

Forcat zjarrfikëse të Lezhës po përballen me vështirësi për shkak të terrenit të papërshtatshëm.


- Advertisement -

Prania e kënetave mes plazhit dhe zonës së përfshirë nga flakët e bën të pamundur afrimin e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrës së zjarrit.

Disa struktura turistike dhe shërbimi janë në rrezik, ndërsa ekipet zjarrfikëse janë gatishmëri për të ndërhyrë në rast se flakët avancojnë dhe rrezikojnë objektet përreth.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *