Biblioteka Kombëtare e Kosovës shënon 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së me ngjyrat e flamurit amerikan

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ‘Pjetër Bogdani’ u ndriçua mbrëmjen e 4 korrikut me ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe të kaltër të flamurit amerikan, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë e cilësoi këtë si një simbol të bukur të miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe të përkushtimit të përbashkët për liri dhe demokraci. ‘Biblioteka Kombëtare e Kosovës ndezi kupolat e saj ikonike me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu më 4 korrik në kuadër të festës ‘Liberty 250′, në nderim të 250-vjetorit të pavarësisë amerikane.

Një simbol i bukur i miqësisë së qëndrueshme midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe angazhimit tonë të përbashkët për liri dhe demokraci’, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane.


- Advertisement -

Ndriçimi i kupolave ikonike të Bibliotekës Kombëtare ishte pjesë e aktiviteteve për shënimin e këtij jubileu, duke vënë në pah marrëdhëniet e ngushta dhe partneritetin e vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *