Dy profesorët e njohur të zhvillimeve në Kosovë e Ballkan, Daniel Serwer e Edward Joseph, kanë mendime të ndryshme për vendimin e së mërkurës të Gjykatës Speciale, sipas të cilit, aktgjykimi në rastin ‘Thaçi dhe të tjerët’, të shpallet më 16 shtator.
Serwer vlerëson shtyrjen si një shenjë e vështirësive të gjykatës për të marrë një vendim, ndërsa Joseph e cilëson si zhgënjyese dhe e rrit dilemën për kompetencën e Dhomave të Specializuara.
Ish-krerët e UÇK-së mbeten në pritje të vendimit, pasi ky është hera e dytë që aktgjykimi shtyhet.
Gjykata Speciale pritet të vendosë në lidhje me katërshen e UÇK-së më 16 shtator.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





