Çifti i njohur për publikun, Sara Gjordeni dhe Bardhi, po kalojnë një periudhë të veçantë në jetën e tyre familjare, teksa shumë shpejt do të mirëpresin fëmijën e tyre të dytë.
Lajmin e shtatzënisë Sara e kishte ndarë më herët me ndjekësit gjatë një puntate të emisionit “She’s on Top”, duke sjellë një surprizë të bukur për publikun që i ndjek. Çifti, i cili tashmë ka një vajzë të quajtur Nea që së shpejti mbush dy vjeç, ka zbuluar së fundmi edhe gjininë e foshnjës që po presin.
Në një postim emocional në rrjetet sociale, ata kanë bërë të ditur se janë në pritje të një vajze tjetër, duke e zgjeruar familjen me një tjetër princeshë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





