Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se pakoja e reformës në drejtësi po shkon drejt finalizimit institucional.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla njoftoi se, së bashku me zëvendësministrin Blerim Nimoni dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Akademisë së Drejtësisë, kanë zhvilluar një takim për të diskutuar çështjet përfundimtare të pesë projektligjeve që janë pjesë e Deklaratës së Përbashkët të Zotimit për reformën në drejtësi.
Gërvalla theksoi se reforma në drejtësi është një domosdoshmëri shtetërore për ndërtimin e një sistemi që garanton integritet, llogaridhënie dhe rikthen besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
Ajo shtoi se institucionet mbeten të përkushtuara për të avancuar reformat që forcojnë sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





