Georgina Rodriguez po bën valë në mediat ndërkombëtare si partnerja e një prej futbollistëve më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo.
Ajo pritet të jetë në tribunë për të mbështetur Ronaldon në ndeshjen e Portugalisë kundër Kroacisë në Toronto.
Georgina dhe Ronaldo janë në lidhje që nga viti 2016, kur u njohën në Madrid, ku ajo punonte si shitëse në një dyqan ‘Gucci’.
Georgina, 32-vjeçare, është modele, influencuese dhe sipërmarrëse e njohur ndërkombëtarisht.
Popullariteti i saj ka rënë në rritje pas lidhjes me Ronaldon dhe ajo ka bashkëpunuar me brende të njohura mode dhe bukurie, ka qenë në kopertina revistash ndërkombëtare dhe ka lansuar projekte të modës.
Ajo është e njohur edhe për dokumentarin në Netflix ‘I Am Georgina’, i cili tregon jetën e saj personale dhe familjare.
Georgina dhe Ronaldo kanë fëmijë së bashku dhe rrisin edhe fëmijët e tjerë të Ronaldos.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





