Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vend do të jetë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 e 18 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë në 32 e 35 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 10 metra për sekondë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





