Aktorja Courteney Cox dhe muzikanti Johnny McDaid i kanë dhënë fund në heshtje lidhjes së tyre në fund të vitit të kaluar, pas më shumë se 10 vitesh së bashku.
Sipas burimeve, ndarja ka qenë plotësisht miqësore dhe të dy vazhdojnë të ruajnë respekt dhe miqësi për njëri-tjetrin. Çifti ishte njohur në vitin 2013 dhe u fejua një vit më vonë.
Ata u ndanë për herë të parë në vitin 2015, por u ribashkuan disa muaj më pas.
Në një intervistë të vitit 2016, Courteney kishte pranuar se kishte bërë gabime që ndikuan në krizën e parë të marrëdhënies.
Ajo tha se ishte bërë emocionalisht e varur nga Johnny dhe se kishte prirje të kënaqte të tjerët në dëm të vetes.
Sipas saj, ajo nuk e kuptonte dashurinë në të njëjtën mënyrë si Johnny, i cili e shihte marrëdhënien si diçka që duhej trajtuar me shumë kujdes dhe vlerësim.
Burime pranë ish-çiftit thonë se ndarja nuk ka ardhur si pasojë e konflikteve, por sepse me kalimin e kohës ata kishin filluar të jetonin jetë të ndryshme.
Edhe pas ndarjes, ata vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira dhe të kujdesen për njëri-tjetrin.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





