Në fundjavë, pritet që vendi ynë të përjetojë mot të qëndrueshëm me diell dhe vranësira të pakta.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet meteorologjike do të jenë të favorshme për aktivitetet në natyrë, bujqësi dhe transport.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale do të shkojnë deri në 33°C.
Fryrja e erës pritet të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Ditën e diel, temperaturat do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë 32°C.
Era do të jetë e dobët, me drejtime të ndryshme.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





