QSU përmbyll me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026 në Gjakovë

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka finalizuar vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, me titullin “Qielli i Shqiponjave 2026”.

Në një njoftim, thuhet se kadetët zhvilluan operacione luftarake në rajonin e Gjakovës gjatë nëntë ditëve të angazhimit intensiv.

Ata aplikuan njohuritë teorike dhe praktike të fituara gjatë vitit akademik, duke përfshirë planifikimin, ekzekutimin e operacioneve, zbatimin e drilleve të betejës dhe koordinimin ndërmjet njësive.


- Advertisement -

QSU-ja vlerëson se ky aktivitet ka ndihmuar në forcimin e aftësive udhëheqëse dhe frymës ekipore të kadetëve, përmbyllur me sukses fazën praktike të përgatitjes për vitin akademik 2025/2026.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *