Kylie Jenner është paditur nga ish-shefja e saj personale e kuzhinës, e cila pretendon se ngarkesa e madhe në punë e detyroi të pësonte abort spontan.
Sipas dokumenteve gjyqësore të dorëzuara të hënën në Gjykatën e Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit, gruaja – emri i së cilës ende nuk është bërë publik – pretendon se punonte nga 11 deri në 12 orë në ditë, pesë ditë në javë, dhe se ishte e detyruar të kryente punë të rënda fizike, edhe pse i kishte njoftuar mbikëqyrësit se shtatzënia e saj ishte me rrezik të lartë.
Sipas padisë, ajo nisi punën si kuzhiniere personale e Jenner në nëntor të vitit 2024.
Në prag të Vitit të Ri 2024, ajo pretendon se u urdhërua nga mbikëqyrësit të ngrinte dhe të transportonte pa ndihmë ushqime të rënda në anën tjetër të rrugës dhe përpjetë.
Në një rast tjetër, ajo pretendon se u detyrua të punonte në festën e ditëlindjes së njërit prej fëmijëve të Kylie Jenner në Palm Springs, rreth datës 1 shkurt, por nuk iu sigurua mbështetje e mjaftueshme për të përballuar kërkesat e organizimit. “Si pasojë e lodhjes dhe ngarkesës së jashtëzakonshme fizike, ajo u përfshi nga një krizë emocionale në tualet gjatë aktivitetit”, thuhet në padi.
Të nesërmen në mëngjes, ajo filloi të kishte gjakderdhje të rëndë dhe u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë, ku mjekët e njoftuan se nuk kishte më rrahje zemre të fetusit dhe se kishte humbur foshnjën e palindur.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





