Ylli i serialit ‘House of the Dragon’, Olivia Cooke, ka folur për diferencën e pazakontë prej vetëm një viti në moshë mes saj dhe Tom Glynn-Carney, aktorit që interpreton djalin e saj në serial.
Edhe pse në ekran luajnë rolin e nënës dhe djalit, në jetën reale mes tyre ka vetëm një vit diferencë, pasi Olivia është 32 vjeçe, ndërsa Tom 31.
Duke komentuar këtë fakt, Olivia tha se situata është ‘e çuditshme’, duke ngritur edhe një pyetje për industrinë e filmit: ‘A nuk duan Hollywood-i dhe industria të shohin gratë të plaken?’ Kjo deklaratë vjen pasi aktori Ewan Mitchell, i cili luan djalin tjetër të Alicent në serial, foli për një skenë që shkaktoi reagime në episodin e parë të sezonit të ri.
Në premierën shumë të pritur të sezonit të tretë, personazhi i Ewan, Aemond, e puth nënën e tij në ekran, Alicent, në buzë gjatë një bisede të tensionuar, skenë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




