Kim Scott, ish-bashkëshortja e reperit Eminem, është shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane pasi nuk u paraqit në një seancë gjyqësore lidhur me akuzat për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ajo ende nuk është arrestuar. Çështja lidhet me një incident të ndodhur më 14 maj, kur Kim Scott u ndalua nga policia pas një aksidenti automobilistik në Michigan.
Kim Scott dhe Eminem kanë pasur një marrëdhënie të trazuar ndër vite.
Ata u martuan për herë të parë në vitin 1999 dhe u divorcuan në vitin 2001, ndërsa u ribashkuan dhe u martuan sërish në vitin 2006, për t’u ndarë përfundimisht vetëm pak muaj më vonë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





