Aktorja amerikane Ann Blyth ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare

Aktorja amerikane, Ann Blyth, një nga figurat e fundit të mbetura nga Epoka e Artë e Hollywood-it, është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare.

Sipas familjes së saj, ajo ndërroi jetë më 24 qershor për shkaqe natyrore, vetëm pak javë para se të festonte ditëlindjen e 99-të.

Blyth u bë e njohur në mbarë botën falë interpretimit të Vedës në filmin klasik “Mildred Pierce” të vitit 1945, ku luajti përkrah Joan Crawford, shkruan DailyMail.


- Advertisement -

Performanca e saj i solli një nominim për çmimin Oscar në kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor, duke e kthyer në një nga talentet më premtuese të kohës.

Karriera e saj zgjati më shumë se shtatë dekada.

Fillimisht u bë e njohur si fëmijë në programe radiofonike, përpara se të kalonte në Broadway dhe më pas në Hollywood.

Përveç aktrimit, Ann Blyth ishte edhe një soprano e talentuar, duke interpretuar në një sërë muzikalësh të njohur të viteve 1950, si “Kismet”, “The Great Caruso”, “Rose Marie” dhe “The Student Prince”.

Pas një karriere të suksesshme në kinema, ajo u tërhoq nga ekrani dhe iu përkushtua jetës familjare.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *