Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara ka refuzuar në tërësi kërkesën për mbrojtje ligjshmërie të paraqitur nga Pjetër Shala, lidhur me vendimin për zhdëmtimin e viktimave.
Vendimi u mor më 25 qershor 2026 nga paneli i përbërë nga kryegjykatësja Ekaterina Trendafilova dhe gjykatësit Kristinë van den Vajngart e Daniel Fransen.
Përveç kësaj, Shala ka nisur edhe procese të tjera ligjore duke u drejtuar Dhomës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara dhe duke pritur vlerësimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbi kërkesën e tij kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




