Rod Stewart, këngëtari i njohur britanik, ndërpret koncertin në Utah për shkak të problemeve shëndetësore

Këngëtari i njohur britanik, Rod Stewart, 81 vjeç, është detyruar të ndërpresë përkohësisht një koncert në Utah pasi u ndje keq në skenë dhe pothuajse u rrëzua gjatë performancës.

Sipas raportimeve, artisti ka shfaqur vështirësi gjatë koncertit dhe është dashur të marrë oksigjen pas skenës për të lehtësuar frymëmarrjen.

Më pas ai është rikthyer para publikut, duke e përfunduar koncertin ulur në një karrige.


- Advertisement -

Incidenti ndodhi në amfiteatrin “Utah First Credit Union” në West Valley City, ku pamjet e publikuara tregojnë momentin kur Stewart duket i lodhur dhe mbështetet në skenë para se t’i afrohet ndihma mjekësore.

Ky nuk është rasti i parë që këngëtari përballet me probleme shëndetësore kohët e fundit.

Më herët gjatë muajit ai kishte shtyrë disa koncerte në Las Vegas me rekomandim të mjekëve për pushim shtesë gjatë një gjendjeje gripale, teksa më pas kishte anuluar edhe disa shfaqje të tjera në kuadër të turneut të tij “One Last Time”.

Pavarësisht problemeve shëndetësore, Stewart ka vijuar të jetë aktiv, por ka marrë edhe kritika pasi, pas anulimit të një koncerti për arsye mjekësore, ishte parë në një ndeshje futbolli në Boston, çka ka ngjallur reagime të publikut.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *