Ambasadorja izraelite reagon pas hoqjes së flamurit nga ambasada në Tiranë

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka reaguar pasi protestuesit hoqën flamurin e Izraelit nga ambasada në Tiranë.

Peleg ka deklaruar se e respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar porse një akt i tillë, e dëmton imazhin e Shqipërisë dhe e turpëron popullin e saj. ‘Si ambasadore e një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar.

Megjithatë, një veprim i tillë jo vetëm që nuk e çon përpara protestën publike, por gjithashtu turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare’, u shpreh Peleg.


- Advertisement -

Peleg falënderoi gjithashtu Ferit Hoxhën dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që përmes reagimit në Facebook, e dënoi heqjen dhe grisjen e flamurit të Izraelit nga ambasada në Tiranë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *