Politik

Konferenca Ndërkombëtare ‘PX-Meeting 2026’: Rëndësia e Statistikave në Zhvillimin e Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka organizuar konferencën ndërkombëtare “PX-Meeting 2026”, e cila ka mbledhur ekspertë të institucioneve kombëtare të statistikave për të diskutuar zhvillimet e reja teknologjike dhe avancimin e publikimit digjital të statistikave zyrtare.

Konferenca po mbahet më 21 dhe 22 tetor në Prishtinë dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe njohurive për platformat e publikimit të të dhënave statistikore, funksionalitetet e reja të PxWeb 2, API-të dhe mjetet për vizualizimin e të dhënave, si dhe planet e ardhshme të institucioneve statistikore.

Shefja e Kabinetit të Zyrës së Kryeministrit, Flora Macula, theksoi rëndësinë e statistikave në hartimin e politikave publike dhe identifikimin e nevojave të shoqërisë. “Statistikat bëjnë shumë më tepër sesa thjesht numërojnë.


- Advertisement -

Ato pasqyrojnë rrugëtimin e shoqërisë sonë.

Na tregojnë se sa fëmijë po fillojnë shkollimin, si po e gjejnë rrugën drejt tregut të punës të rejat dhe të rinjtë tanë, si po përshtatet ekonomia jonë me realitetet globale, si po i pasqyrojnë politikat tona nevojat specifike të grave dhe vajzave, burrave dhe djemve, pakicave dhe grupeve të margjinalizuara, si dhe si po ndryshon vetë struktura demografike e popullsisë sonë.

Mbi të gjitha, statistikat na tregojnë mangësitë që duhet të adresohen nga qeveria dhe e gjithë shoqëria përmes politikave, programeve dhe veprimeve konkrete, të cilat u përgjigjen nevojave të të gjitha grave dhe vajzave, burrave dhe djemve,” tha ajo.

Macula gjithashtu vuri në pah rëndësinë e qasjes së lehtë në të dhënat statistikore, duke theksuar se ato duhet të jenë të kuptueshme dhe të përdorshme nga qytetarët, institucionet dhe komuniteti hulumtues. “Sot, nuk mjafton më vetëm prodhimi i të dhënave të sakta.

Të dhënat duhet gjithashtu të jenë të lehta për t’u gjetur, kuptuar dhe përdorur.

Platforma si PX Lab, të cilën Agjencia e Statistikave të Kosovës e përdor në kuadër të portalit të saj të të dhënave, ASK Data Portal, janë shembuj të shkëlqyer të këtij ndryshimi.

Përmes këtyre platformave, qytetarët, studentët, hulumtuesit, bizneset dhe institucionet mund të kërkojnë informacione, të krahasojnë të dhëna dhe të zhvillojnë analizat e tyre.

Për Kosovën, transformimi digjital dhe shërbimet më të mira publike janë thelbësore për zhvillimin e vendit tonë.

Statistikat moderne dhe të dhënat e hapura luajnë një rol qendror në këtë proces.

Ato forcojnë transparencën, përmirësojnë qasjen në informacion dhe krijojnë mundësi të reja për hulumtim dhe inovacion,” tha ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -