Masa të Menjëhershme Pas Dyshimeve për Produktin Medicinal në Spitalin e Mitrovicës

Në Spitalin rajonal ‘Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë janë ndërmarrë masa të menjëhershme pas një njoftimi të farmacistes përgjegjëse të barnatores së këtij institucioni lidhur me një produkt medicinal, për të cilin është ngritur dyshimi se mund të mos jetë brenda specifikave të përcaktuara.

Sipas njoftimit nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Produktet dhe Pajisjet Medicinale (AKPPM) dhe Inspektoratin Farmaceutik, ka reaguar menjëherë pas raportimit të rastit.

Më 17 qershor 2026, Inspektorati Farmaceutik ka kryer inspektim në barnatoren e spitalit, ku është verifikuar gjendja e raportuar për produktin ‘Compound Sodium Lactate Intravenous Infusion BP 500 ml’.


- Advertisement -

Përmes procesverbalit zyrtar, Inspektorati Farmaceutik ka urdhëruar bllokimin e gjithsej 1.432 njësive të këtij produkti medicinal, deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe procedurave përkatëse vlerësuese.

Autoritetet kanë bërë të ditur se natyra e gjetjeve do të përcaktohet pas përfundimit të analizave laboratorike dhe vlerësimeve profesionale nga institucionet kompetente, pas së cilave opinioni publik do të njoftohet për rezultatet.

SHSKUK-ja ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e shëndetit publik dhe sigurisë së pacientëve, duke shtuar se në funksion të mbrojtjes së tyre dhe garantimit të cilësisë së produkteve medicinale në institucionet shëndetësore, do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me rekomandimet dhe vlerësimet e institucioneve përgjegjëse.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *