Ndihma Juridike Falas për mbi 10 mijë qytetarë në Kosovë: Drejtësia duhet të jetë e qasshme për të gjithë

Më shumë se dhjetë mijë qytetarë kanë përfituar shërbime të ndihmës juridike falas gjatë vitit 2025, ndërsa përfaqësues institucionalë dhe ndërkombëtarë theksuan se qasja në drejtësi mbetet një ndër shtyllat kryesore të sundimit të ligjit në Kosovë.

Këto vlerësime u dhanë në hapjen zyrtare të Javës për Ndihmë Juridike Falas, e shënuar përmes konferencës “Të bashkuar për qasje në drejtësi për të gjithë”.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se drejtësia duhet të jetë e qasshme për të gjithë qytetarët, pavarësisht gjendjes së tyre financiare.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *