Gjetjet kryesore mbi Lirinë e Medias dhe Sigurinë e Gazetarëve në Kosovë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka prezantuar gjetjet kryesore mbi Lirinë e Medias, Sigurinë e Gazetarëve dhe Gjuhën e Urrejtjes në Kosovë, ku u vlerësua se gazetarët vazhdojnë të përballen me sulme, kërcënime dhe presione, veçanërisht në hapësirën digjitale, ndërsa u ngrit shqetësimi për përkeqësimin e mjedisit për gazetarinë e pavarur.

Në këtë aktivitet u tha se sulmet ndaj gazetarëve, gjuha e urrejtjes, polarizimi politik dhe mosfunksionimi efikas i mekanizmave ligjorë po ndikojnë negativisht në lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, tha se siguria e gazetarëve vazhdon të cenohet në forma të ndryshme, veçanërisht në hapësirën online.


- Advertisement -

Profesori Jeton Mehmeti, i cili prezantoi gjetjet e Raportit të Monitorimit të Gjuhës së Urrejtjes, tha se gjetja kryesore është normalizimi i komunikimit agresiv dhe stigmatizues.

Duke prezantuar rezultatet e hulumtimit, Mehmeti tha se polarizimi politik dominon diskursin e dëmshëm në Kosovë.

Ai shtoi se raporti ka evidentuar edhe intensifikim të sulmeve ndaj gazetarëve.

Menaxherja e Programit në Lëvizjen FOL, Burbuqe Kastrati, tha se siguria e gazetarëve vazhdon të mbetet e brishtë.

Duke folur për zhvillimet ligjore që ndikojnë në lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve, Yll Zekaj tha se problem mbetet zbatimi i ligjit dhe trajtimi i padive SLAPP.

Getoarbë Mulliqi, e cila prezantoi gjetjet e Indeksit të Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve 2025, tha se shqetësimi kryesor lidhet me kushtet në të cilat punojnë mediat në Kosovë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *