Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka vendosur tabelat e emrave të rinj të disa rrugëve në veri të Kosovës.
Kjo ka shkaktuar pakënaqësi te kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, i cili i ka mbuluar shenjat para se policia t’i hiqte mbulojat.
Pacolli theksoi se emrat janë miratuar nga Asambleja Komunale vitin e shkuar.
Sipas saj, vendimi ishte propozuar nga një komision që ka punuar disa muaj për emrat e rreth 80 rrugëve.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, i mbuloi shenjat e rrugëve, duke e quajtur një veprim të paligjshëm.
Pas reagimit të tij, Policia e Kosovës ndërhyri dhe hoqi mbulojat nga tabelat e vendosura nga Ministria.
Vendimi për ndryshimin e 87 rrugëve në këtë komunë ishte miratuar më 25 gusht 2025.






