Riviera shqiptare, magneti që ua ka tërhequr zemrën me të madhe atyre.
Dhe jo kujtdo – pikërisht dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Jared Kushner, po investon miliarda në një resort në Zvernec të Vlorës.
Por, këtë plan gjigant për zhvillimin turistik në Sazan e në Zonën e Nartës, që ndër të tjera do të përbëjë edhe transformim ekonomik, nuk po e mirëpresëin fqinjtë kufitar.
Pikërisht për këtë, Greqia ka ashpërsuar propagandën lidhur me zhvillimet në bredgdetin jugor, në mënyrë që shteti shqiptar të mos jetë adresë për investitorët e huaj.
Inatet për këtë mega-resort, u shpërfaqën edhe më fort të dielën, pas një proteste të banorëve atje.
Aktivitetet e tilla ziliqare i kanë forcuar edhe në rrjete sociale, lobi grek i ndihmuar nga ai serb.
E gjithë kjo si pasojë e konkurrencës turistike mes vendeve, ku bindshëm përpara del Shqipëria, duke thyer edhe rekorde përtej kufijve.
Në anën tjetër, kryeqeveritari shqiptar, Edi Rama iu kundërpërgjigj sulmeve të Ministrisë së Greqisë pas reagimeve që thanë se kishte akte dhune. “Sulmet politike mbi projektin nga forca të brendshme, apo nga forca të jashtme nuk e duan këtë projekt, kjo është konkurencë kemi hyrë në territor të ndryshëm nga ai që kemi qenë.
Ky projekt e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër” – u shpreh Rama, i cili u premtoi bashkëqytetarëve të tij që nuk do t’i tradhtojë kurrë.
Puna që ka nisur “Affinity Partners” me pronar, Kushner, kap vlerën 4 miliardë euro, duke kontribuar me një rritje nga 3 deri në 4% në GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) të Shqipërisë, në 5 vitet e ardhshme.
Në këtë mënyrë, Shqipëria bëhet zona më e lakmuar turistike për gjithë vizitoret në mbarë globin, kështu duke i shndërruar bukuritë bregdetare në lokomotivë për ekonominë vendore.






