Fushata Zgjedhore e LDK-së Vazhdon me Tubime në Dukagjin

Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike e Kosovës vazhdon sot me një sërë tubimesh në komunat e Dukagjinit.

Sipas agjendës së publikuar, në orën 14:00 është mbajtur tubimi zgjedhor në Klinë, në Shtëpinë e Kulturës ‘Jehona e Dukagjinit’.

Më pas, aktivitetet do të vazhdojnë në Deçan në orën 15:00, në Pallatin e Kulturës ‘Jusuf Gërvalla’, ndërsa në orën 16:00 do të mbahet tubimi në Junik, në Hotel Gjeravica.


- Advertisement -

Fushata e ditës do të përmbyllet me tubimin qendror në Pejë, i cili është paraparë të mbahet nga ora 17:00 në sheshin e qytetit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *