Arrestohet dyshuari për aksidentin fatal në Zllopek të Pejës

Një person është arrestuar nga Policia për aksidentin tragjik në Zllopek, ku një këmbësor humbi jetën.

Autoritetet kanë vendosur që i dyshuari të mbahet në pranga për 48 orë sipas urdhrit të Prokurorit të Shtetit.

Sipas Policisë së Pejës, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së automjetit që ka goditur këmbësorin.


- Advertisement -

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekspertizë, ndërsa i dyshuari është në pranga për hetim.


- Advertisement -