Kleviol Ahmeti, reperi dhe tiktokeri i njohur si ‘Cllevio’ ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për të denoncuar në procesin ndaj të akuzuarve si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.
Dy javë më parë, Bashkim Rajku, babai i Rigels Rajkut, reperit të njohur me emrin ‘Noizy’, ka treguar për shpërthimin e një sasie tritoli në një biznes në pronësi të tij në Durrës.
Rajku gjithashtu ka dëshmuar në procesin ndaj 9 të pandehurve të akuzuar për veprat penale.
Siç është raportuar më herët, lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të objektit dhe ishte aktivizuar me fitil përcjellës.
Reperi i Rigels Rajku (Noizy) gjithashtu ka qenë dëshmitar në GJKKO në muajin maj.






