Parashikimi i motit për ditën e martë në Kosovë: diell dhe vranësira të pakta

Gjatë ditës së martë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet nga 25 në 29 gradë.

Era pritet të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.


- Advertisement -


- Advertisement -