Për festën e Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do të adresohet opinionit dhe besimtarëve nga Salla e Fakultetit të Studimeve Islame në orën 11:00.
Manifestimi zyrtar për Kosovën do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë me fillim në orën 4:25, me namazin e sabahut dhe ligjëratën tematike nga Arbnor ef.
Sinani.
Namazi i Kurban Bajramit do të bëhet në orën 5:40, i shoqëruar nga Mustafë ef.
Dallku dhe mesazhi i Myftiut Tërnava.





