Aktorja e Game of Thrones, Hannah Murray, ka folur hapur për një krizë psikozë që përjetoi pasi iu bashkua një kulti të mirëqenies dhe se si kjo më vonë çoi në diagnostikimin e saj me çrregullim bipolar.
Aktorja britanike 36-vjeçare, e cila luajti rolin e Gilly-t në serialin e famshëm të HBO-së, tregoi përvojën e saj gjatë një interviste për The Guardian.
Ajo flet më gjerësisht për këtë temë edhe në librin e saj “The Make-Believe: A Memoir of Magic and Madness”.
Murray tregon se si ishte tërhequr nga ky organizim në fund të të njëzetave dhe ndikimin që pati kjo në shëndetin e saj mendor.
Aktorja shtoi se ishte e arsimuar dhe vinte nga një familje e klasës së mesme.
Murray gjithashtu u njoh për herë të parë me një “shëruese energjie” dhe nisi të ndiqte mësime të kushtueshme për të arritur shërimin.
Murray u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku u vu në kontakt me një grua tjetër dhe vazhdoi të ndiqte kurse të tjera.
Ajo tregon se kishte kaluar një gjendje psikozë pas një takimi me burrin e kultit të mirëqenies.
Murray përshkroi se ndjeu një dhimbje të tmerrshme në kokë dhe u rrethua nga anëtarë të tjerë të grupit.
Pavarësisht situatës, aktorja pranoi se një pjesë e saj e kuptonte që gjithçka ishte “tmerrësisht qesharake.”






