Ramush Haradinaj nderon forcën amerikane në Ditën e Përkujtimit në Kosovë

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shkruar për Ditën e Përkujtimit, duke nderuar burrat dhe gratë e forcave të armatosura amerikane që kanë dhënë jetën në shërbim të lirisë.

Haradinaj thekson se Kosova e kujton me mirënjohje të thellë mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugën e saj drejt lirisë dhe pavarësisë.

Sipas tij, liria e Kosovës është e lidhur ngushtë me historinë dhe sakrificën e përbashkët me ShBA-në. “Liria dhe pavarësia jonë do të jenë gjithmonë të lidhura me këtë histori të përbashkët,” thuhet në mesazhin e tij.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *