Vjosa Osmani: Puna e Grave është Shtylla e Kosovës

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vetëm puna e çon përpara Kosovën, duke ndarë një foto me gratë punëtore të një salloni të bukurisë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se asnjë grua që punon nuk duhet të jetë objekt përqeshjeje. ‘Gratë janë shtylla e Kosovës.

Janë heroinat tona të çdoditshme, që punojnë, kujdesen, krijojnë, shërbejnë, rrisin fëmijë, paguajnë taksa, dhe ndërtojnë jetë me djersën e tyre.


- Advertisement -

Gruaja e lodhur nga puna vlen më shumë se mijëra fjalët tuaja boshe’, ka shkruar ajo.


- Advertisement -