Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmbyll procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka finalizuar procesin e shqyrtimit të aplikimeve për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor.

Në total janë aprovuar 131,800 votues, ndërsa 10,907 kërkesa janë refuzuar dhe 96 janë anuluar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, informoi se shumica e votuesve janë regjistruar për votim përmes postës.


- Advertisement -

Votimi përmes postës fillon më 25 maj dhe përfundon më 6 qershor, ndërsa po kësaj ditë organizohet edhe votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *