Spektakli i së hënës në Ferma VIP 3 ka qenë i mbushur me tensione të mëdha.
Konflikti mes Zhakut dhe Kostanës për një pjesë të fermerëve ka qenë skenar dhe i stisur.
Poetja Mimoza Ahmeti ka vlerësuar figurën e Kostanës, duke deklaruar se Zhaku ka qenë në një gjendje psikologjike të irrituar.
Ndërkohë, Zhaku iu përgjigj shkurt: “Janë mbledhur një tufë manipulatorësh, servilësh, të pabesësh.” Poetja shtoi: “Me këtë fjalë, do kemi edhe ne reagim tjetër dhe do bëhemi sebep që do dalësh jashtë.
Do e shohësh ti se ccfarë qejfi do na tregosh, por me këtë gjuhë është shumë turp.” Moza theksoi se Zhaku po e kërcënon.





