Ramush Haradinaj kujton veprimtarin Mentor Tolaj në 35-vjetorin e rënies së tij

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka kujtuar veprimtarin Mentor Tolaj në 35-vjetorin e rënies së tij.

Në një postim në Facebook, Haradinaj e përshkroi Tolajn si një veprimtar të guximshëm që që herët i ishte kundërvënë regjimit jugosllav, duke përmend vendosmërinë e tij për liri. “Në 35-vjetorin e rënies, bëmë homazhe dhe kujtuam Mentor Tolajn, veprimtarin e guximshëm që qysh herët iu kundërvu regjimit jugosllav.

Nga brezi ynë, Mentori dallohej për guximin dhe vendosmërinë për t’u përballur me armikun.


- Advertisement -

Me heroizmin e tij, ai dha mesazhin se populli ynë nuk pajtohej të jetonte nën robëri dhe se liria është e pakompromis, liri që më vonë u jetësua me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi Mentor Tolajt dhe të gjithë të rënëve për liri!


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *