Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka mobilizuar strukturat e partisë në Ferizaj për fushatën zgjedhore.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku u shpreh se gjatë takimit diskutuan për organizimin, angazhimin dhe punën që i pret në të ardhmen. ‘Me entuziazëm, vullnet e energji të mirë, folëm për organizimin, angazhimin dhe punën që kemi para.
Sepse fitoret ndërtohen me njerëz që besojnë, me njerëz që punojnë dhe me njerëz që nuk dorëzohen.
Bashkimi ynë, ndoshta më së shumti, është ndjerë pikërisht në këtë qytet.
Ferizaj ka ditur gjithmonë ta kthejë besimin në forcë, e forcën në rezultat.
Tash, me zemër e angazhim, ecim përpara bashkë,’ shkroi Abdixhiku.





