Vjosa Osmani: Kontributi i mërgatës për Kosovën nuk mund të shpaguhet kurrë

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se diaspora ka luajtur rol kyç në historinë e Kosovës duke përmendur lobimin ndërkombëtar, luftën për çlirim dhe mbështetjen pas luftës.

Osmani beson se Kosova nuk do të mund t’ia shpaguajë kurrë mërgatës kontributin e tyre për vendin.

Ajo gjithashtu theksoi se diaspora ka ndihmuar në rindërtimin e vendit pas luftës dhe po vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm. “Nuk besoj se ndonjëherë do të mund t’ia shpaguajmë mërgatës sonë gjithë atë që ka bërë për Kosovën.


- Advertisement -

Kosova kurrë nuk do të mund t’i hapte dyert në Shtëpinë e Bardhë pa kontributin e mërgatës sonë në vitet e ’90-ta.

Po ashtu, Kosova nuk do të arrinte kurrë çlirimin pa ata djem e vajza që lanë jetën komode në shtetet perëndimore dhe erdhën për të dhënë jetën për Kosovën”, deklaroi Osmani.

Ajo gjithashtu vlerësoi kontributin e mërgimtarëve edhe në ditët e sotme. “Sikur të mos ishte mobilizimi i menjëhershëm i mërgatës, Kosova nuk do ta kishte kaluar aq lehtë periudhën pas luftës dhe shkatërrimet që la pas lufta dhe gjenocidi serb.

Edhe sot, ata vazhdojnë të japin kontribut të rëndësishëm për vendin.

I dua me gjithë zemër.

Le të votojnë kë të duan.

Me rëndësi është që sot të gjithë votojmë në liri”, shtoi Osmani.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *