Komisionerja e BE-së, Marta Kos, planifikon vizitën e saj të parë në Kosovë për të premten

“Sefte”, të paktën si komisionere për zgjerim do t`ia bëjë të premten.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Marta Kos, më 15 maj pritet të realizojë një vizitë për herë të parë në Kosovë, që kur mori detyrën nga 1 dhjetori i 2024-ës.

Ardhja e saj për një njohës të diplomacisë, është krejt e zakonshme, por se mund të bartë mesazhe goxha të rëndësishme.


- Advertisement -

Sipas tyre, vendi duhet t`i marrë seriozisht porositë e unionit që indirekt mund t`i sjellë Kos.

Për një ambasador, është e çuditshme ardhja në këtë kohë e zyrtares evropiane, e diçka më konkrete zor se mund të ketë.

Kriza politike në vend bëri që komisionerja Kos ta shtyjë vizitën e paraparë për 12 mars të këtij viti.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *