Drejtoresha e Fonetikës Ligjore flenë për dëshmitë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Drejtoresha e Fonetikës Ligjore të Australisë dhe profesoresha e Asociuar në Universitetin e Anglisë së Re, Helen Fraser po dëshmon në çështjen Thaçi dhe të tjerët, lidhur me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Ajo i është përgjigjur mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, lidhur me punën e saj dhe rastet e dëshmive në gjyqe të ndryshme. “Unë jam përfshirë në shumë çështje ku kam qenë e shqetësuar se provat mund të ishin çorientuar”. “Unë jam kërkuese, jo që jam eksperte në dhënien e dëshmive, por jam shumë kërkuese”, tha ajo.

Ndërsa sipas Benchtv, një pjesë e rëndësishme e hulumtimit të Fraser gjatë dy dekadave të fundit ka hetuar problemet dhe zgjidhjet që lidhen me transkriptimin e regjistrimeve të fshehta të paqarta të përdorura si prova në gjyqet penale.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *