Dua Lipa ndau një moment të veçantë nga mbrëmja e kaluar në ceremoninë e 10-vjetorit të International Booker Prize, ku mbajti fjalimin hyrës.
Këngëtarja e famshme theksoi dashurinë e saj për librat dhe letërsinë e përkthyer, duke shprehur emocionin për të folur para shkrimtarëve, përkthyesve dhe adhuruesve të librave në një event kaq të rëndësishëm letrar.





