Organizohet Ora e Maleve në Rozhajë për 27-vjetorin e vrasjes së refugjatëve kosovarë

Në 27 vjetorin e vrasjes së refugjatëve kosovarë në komunën e Rozhajës, u mbajt organizimi i përvjetshëm “Ora e Maleve”.

Në edicionin e gjashtëmbëdhjetë eventi nisi me ekspozitën e piktorit Xhevdet Spahija, ku në thelb pati xhubletën shqiptare.

Më pas manifestimi vazhdoi me orën letrare ku u prezentuan dhjetra poezi, dhe poashtu u promovuan dy veprat e akademikut, Kujtim Shala, “Idioma” dhe “Fizika Naive”.


- Advertisement -

Me këngë e valle tradicionale para të pranishmëve doli Shoqëria Kulturore “Rapsha” nga Druma e Hotit, Malësi e Madhe.

Ky aktivitet shënohet në nderim të viktimave refugjatë për të kërkuar përgjegjësi për zbardhjen e krimit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *